Mesfushori Kristjan Asllani dhe Hakan Çhalanoglu do t’i mungojnë Interit në Ligën e Kampionëve në ndeshjen ndaj Young Boysit.
Interi të mërkurën do të luaj me Young Boysin nga ora 21:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsllani u lëndua gjatë seancës stërvitore javën e kaluar. Asllani mungoi edhe të dielën në derbin ndaj Romës. Kështu ka raportuar të hënën “OneFootball”.
Për shkak të lëndimit, Interit do t’i mungojnë edhe Hakan Çhalanoglu dhe Francesco Acerbi të cilët u lënduan gjatë ndeshjes me Romën.
Ndërsa skuadrës së drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi i është kthyer nga lëndimi Piotr Zielinski i cili do të jetë i gatshëm ndaj klubit zviceran.