Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, është i gatshëm që ta zëvendësojë Hakan Calhanoglun për kryendeshjen e fundjavës në Serie A ndaj Juventusit.
Futbollisti që përfaqëson Shqipërinë nuk luajti në dy duelet e kaluara ndaj Young Boysit dhe Romës për shkak të lëndimit muskulor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, “Tuttosport” ka njoftuar të enjten se ai e ka kaluar këtë lëndim dhe është i gatshëm për lojë.
Asllani luajti në dy ndeshjet e muajit tetor për Shqipërinë, në humbjen nga Republika e Çekisë dhe në fitoren 1:0 ndaj Gjeorgjisë. Ndaj gjeorgjianëve, golin e fitores e shënoi pikërisht 22-vjeçari.
Asllani ka gjashtë paraqitje me Interin në edicionin aktual në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A.