Përfaqësuesja e Suedisë ka marrë një pikë nga udhëtimi tek Anglia në “Wembley” të premten mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja u mbyll 1:1 ndërsa u takoi kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Fridolina Rolfo e shënoi golin e barazimit, me asistimin e zëvendësueses Rosa Kafaji.
20-vjeçarja e zëvendësoi Kosovare Asllanin në minutën e 62-të.
“Nuk mund të luajë përgjithmonë. Ndoshta nuk do të luajë aq sa luajti Caroline Seger. Është e rëndësishme që të kemi gjeneratë të re. Dhe ato që inkuadrohen në lojë kanë teknikë dhe sulmojnë mirë”, ka thënë Asllani, shkruan të shtunën mediumi “Fotbollskanalen”.
Megjithatë, kapitenia e skuadrës nuk është e kënaqur krejtësisht me futbollistet e reja.
“Sulmi është mirë, por mbrojtja duhet të punojë më shumë. Ende është në rritje. Por nëse e sheh në tërësi, kjo e kompleton një futbolliste. Nuk është vetëm faza ofensive, duhet edhe që të mbrohesh”, ka thënë Asllani.