Valon Berisha ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në Bundesligën austriake në edicionin aktual, por ka regjistruar dy asistime.
Asistimi i dytë erdhi të dielën kur LASK-u u mposht në udhëtim tek Austria Vjena me rezultatin 2:1.
Berisha në minutën e 19-të e kuptoi mirë pasimin e mbrojtësit kundërshtar, dhe më pas asistoi për kroatin Marin Ljubiçiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor skuadra e mesfushorit të Kosovës pranoi një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën, për ta humbur ndeshjen e xhiros së katërt.
Berisha luajti deri në minutën e 72-të për LASK-un që ka vetëm tri pikë në katër ndeshje në edicionin e ri dhe zë vendin e dhjetë.