Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arteta: Tomiyasu do të mungojë për disa javë

Takehiro Tomiyasu

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se mbrojtësi japonez, Takehiro Tomiyasu, do të jetë jashtë fushave për disa javë. 

“Unë mendoj se do të duhen javë për t’u shëruar Tomiyasu. Ai do të duhet të jetë i durueshëm dhe ta përballojë këtë”, u shpreh Arteta të hënën, shkruan “Reuters”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Japonezi javë më parë ka pësuar një lëndim të rëndë në gju. Ai i mungoi Arsenalit në ndeshjet miqësore para fillimit të edicionit të ri. 

Arteta është deklaruar edhe për mbrojtësin Jurrien Timber. 

“Timber është mirë. Ai ka bërë disa punë individuale, kjo është e qartë tani dhe ne presim që ai të jetë gati të stërvitet me grupin në javën e ardhshme”, theksoi 42-vjeçari. 

Holandezi, Timber i mungoi Arsenalit për një vit, pasi në gusht të vitit 2023 u lëndua rëndë.