Arsenali nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë kundër Aston Villas.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta të shtunën ka barazuar në shtëpi 2:2 me Aston Villan në kuadër të javës së 22-të të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat për Arsenalin i shënuan Gabriel Martinelli në minutën e 35-të dhe Kai Havertz në minutën e 55-të.
Youri Tielemans në minutën e 60-të dhe Ollie Watkins tetë minuta më pas ishin realizatorët e golave për mysafirët.
Arsenalit iu anulua një gol në minutën e 88-të për shkak të prekjes me dorë të sulmuesit gjerman, Havertz.
Te vendësit në bankën rezervë ishte Maldini Kacurri.
Arsenali ka 44 pikë dhe është në vendin e dytë. Lider është Liverpooli me 50 pikë, me një ndeshje më pak të luajtur.
Aston Villa ka 36 pikë dhe është në mesin e tabelës.