Arsenali nuk ka arritur që t’i fitojë tre pikët në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e 20-të të Premier Leagues.
Arsenali të shtunën në udhëtim barazoi 1:1 me Brightonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 16-të me golin që e realizoi Ethan Nwaneri.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 61-të.
Joao Pedro ishte i saktë nga pika e bardhë për 1:1.
Brajan Gruda luajti vetëm në pjesën e parë te Brightoni.
Arsenali ka 40 pikë dhe është në vendin e dytë, pesë më pak se Liverpooli që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Brightoni ka 28 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë.