Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali bën hap prapa në garën për titull

Arsenal

Gara për titull thuajse ka përfunduar në Premier League pas barazimit të Arseanalit kundër Crystal Palace. Ndeshja Arsenal – Crystal Palace përfundoi baras, 2:2, ndërsa i takoi javës së 34-t të Premier Leagues angleze. Kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund. Dhe, Arsenali mbetet prapa liderit Liverpoolit 12 pikë në garën për titull. Arsenali është në vendi ne dytë me 67 pikë. Crystal Palace i 12-ti me 45 pikë.

Jakub Kiwior herët në minutën e tretë kaloi Arsenalin në epërsi 1:0. Eberechi Eze barazoi shifrat në minutën e 27-të, ndërsa tre minuta para fundit të pjesës së parë, Arsenali kaloi sërish në epërsi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Leandro Trossard shënoi golin për 2:1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë. Por shtatë minuta pa përfunduar ndeshja, Crystal Palace barazoi rezultatin. Golin e barazimit 2:2 e shënoi Jean-Philippe Mateta.