Futboll

Arrihet marrëveshja, Eze do të bëhet lojtar i ri i Arsenalit

Eberechi Eze

Eberechi Eze pritet t’i bashkohet Arsenalit për 60 milionë funte, pasi “revolveristët” kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit nga Crystal Palace. 

Burime të “BBC Sport” kanë bërë të ditur se Eze e ka pëlqyer më shumë kalimin tek Arsenali, skuadrën ku e nisi karrierën si i ri. 

Edhe klubet janë pajtuar pas bisedimeve që zgjatën 10 ditë, por marrëveshja ende nuk është finalizuar. 

Eze, i cili realizoi 14 gola në të gjitha garat e sezonit të kaluar, dëshiron që t’i bashkohet Arsenalit para 1 shtatorit, kur edhe mbyllet afati kalimtar veror.

Ai e realizoi golin e fitores 1:0 në finalen e Kupës FA ndaj Manchester Cityt.  Eze iu bashkua Crystal Palacet nga QPR-ja për 19.5 milionë funte në vitin 2020. 

Kontrata aktuale me Crystal Palacen skadon në verën e vitit 2027.