Skuadra e Mallorcas të hënën në mbrëmje e mposhti Real Betisin me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së gjashtë të La Ligas.
Në ndeshjen ndaj Betisit, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mungoi për shkak të lëndimit. Trajneri i Mallorcas, Jagoba Arrasate, ka thënë se skuadra mund të fitojë ndeshje edhe pa Muriqin në fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Skuadra ka treguar se mund të fitojë edhe pa Vedat Muriqin në fushë. Ishte një fitore e madhe për ne. Fitorja jashtë shtëpisë në Leganes ose këtu kundër Betisit tregon se ne duam të jemi konkurrues”, ka thënë Arrasate, shkruan “Marca”.
Muriqi pritet të mungojë rreth pesë javë shkaku i lëndimit. Reprezentuesi i Kosovës këtë edicion ka një gol dhe një asistim.