Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ancelotti: Duhet të përmirësohemi ende

Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, vlerëson se skuadra e tij duhet ende të përmirësohet në sulm dhe në mbrojtje.

Të hënën në konferencë për shtyp para ndeshjes me Borussia Dortmundin, Ancelotti ka thënë se hap pas hapi Reali do të përmirësohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne nuk jemi në 100-përqindëshin tonë ende. Ne po marrim rezultate të mira, por duhet të përmirësojmë lojën tonë në mbrojtje dhe sulm. Hap pas hapi do ta bëjmë këtë”, ka thënë Ancelotti.

Tekniku italian ka folur edhe për mungesën e golave të Jude Bellinghamit këtë edicion.

“Jemi të kënaqur me punën e tij. Ai punon shumë dhe sakrifikon. Vitin e kaluar ai shënoi shumë gola kur askush nuk e priste. Ne gjithmonë do të shënojmë gola, kemi lojtarë shumë të talentuar në sulm dhe puna që po bën ai për ekipin është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Ancelotti.

Reali të martën nga ora 21:00 do të përballet me Dortmundin në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.