Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, beson se sulmuesi brazilian Vinicius Junior do ta fitojë “Topin e Artë”. Sipas Ancelottit, braziliani duhet ta fitojë çmimin kryesor individual pasi ka dhënë kontribut të madh që Reali ta fitojë Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar.
“Për mendimin tim, Vini do ta fitojë ‘Topin e Artë’ për shkak që e ndihmoi shumë Realin që ta fitojë Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar. Për mua, ai është njeriu që duhet të fitojë çmimin kryesor”, ka thënë Ancelotti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDitë më parë mediumi i njohur spanjoll “Marca” shkroi se France Football, që e zgjedh fituesin e “Topit të Artë”, tani së bashku me UEFA-n, e ka informuar brazilianin për fitimin e çmimit.
Ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahet në Paris më 28 tetor.