Milani e ka konfirmuar të enjten largimin e Yacine Adlit tek Al Shababi.
Sipas disa mediumeve italiane, transferimi i Adlit te skuadra elitare e Arabisë Saudite, është kompletuar për shtatë milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdli u kthye te Milani në qershor pas huazimit njëvjeçar te Fiorentina, por nuk gjeti hapësirat e kërkuara.
Ai ishte transferuar te “rossonerët” për 9 milionë euro nga skuadra franceze, Bordeaux, në vitin 2021.
I luajti 56 ndeshje në Serie A, ndërsa realizoi pesë gola dhe dhuroi tetë asistime me Milanin dhe Fiorentinan.
Al Shababi për drejtor sportiv e ka ish-yllin e Juventusit, Pavel Nedved.