Sulmuesi i krahut, Albion Ademi, nuk do të ndryshojë kampionat por do të luajë për një tjetër skuadër në Superligën e Kinës.
26-vjeçari u prezantua të dielën si futbollist i Shenzhen Peng Cityt, ka shkruar “FotbollDirekt”.
Në janar të vitit 2021, Ademi ka luajtur edhe në kampionatin elitar të Suedisë, te Djurgardeni.
Pati disa huazime, ndërsa në sezonin e vitit 2023, luajti edhe për IFK Varnamon.
Ademi u largua nga Suedia në vitin 2024 për në Kinë. Deri në këtë vit ka luajtur te skuadra Tianjin Jinmen Tiger.
Në 20 ndeshjet e luajtura në vitin 2025, Ademi i pati katër gola të shënuar e një asistim.