Albion Ademi ka realizuar tjetër gol në elitën e futbollit kinez.
Ademi të premten pasdite ia siguroi fitoren skuadrës Tianjin Jinmen Tiger.
Tianjin Jinmen Tiger e mposhti në shtëpi Chengdu Rongchengun me rezultatin 2:1 në kuadër të javës së 17-të.
26-vjeçari Ademi e realizoi golin e fitores për 2:1 në minutën e 64-t. Ai shënoi nga pika e bardhë. Ademi u zëvendësua në minutën e 76-të për shkak të një lëndimi.
Për sulmuesin e krahut, Ademi, ky ishte goli i tretë i realizuar këtë edicion. Krahas tri golave ka kontribuar edhe me një asistim.