Pas javëve tejet të vështira sportive, Grasshopperi mund të paraqitet pa kapitenin Amir Abrashi në ndeshjen shumë të vlefshme për mbijetesë në Superligë të Zvicrës kundër Stade Lausanne-Ouchy.
Gazeta zvicerane “Nau” raporton se paraqitja e Abrashit më 4 maj është e pasigurt. Abrashi u lëndua në fundjavë në humbje nga Servette me rezultat, 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo34-vjeçari është paraqitur në 32 nga 33 ndeshjet e këtij edicioni. Kryesisht është paraqitur nga minuta e parë.
Në humbjen ndaj Servettes ishte në stol, por pa përfunduar loja ai pësoi lëndim. Grasshopperi është në vendin e parafundit me 30 pikë, kurse Stade Lausanne-Ouchy në vendin e fundit me shtatë pikë më pak. Deri në fund kanë mbetur edhe katër xhiro.