Luka Modriq është afro 39-vjeçar, më i vjetri në skuadrën e Real Madridit. Por për herën e fundit, Reali në një finale të madhe evropiane ishte mposhtur katër vjet para se të lindte futbollisti kroat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Dortmundit, Edin Terziq, e ka vlerësuar konkurrentin me më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve si të jashtëzakonshëm për arritjet e mëdha në Evropë.
Madrilenët i kanë fituar tetë finalet e fundit të Ligës së Kampionëve, që prej edicionit 1992/93.
Të shtunën do të luftojnë për trofeun e 15-të në total.
Në vitin 1998, Reali e kishte mposhtur Juventusin. Në vitin 2000, në finale fitoi ndaj Valencias, ndërsa në vitin 2002, ndaj Bayer Leverkusenit.
“La Decima” u fitua ndaj Atletico Madridit në vitin 2014, njësoj si në vitin 2016, kurse në vitin 2017 e mposhti sërish Juventusin.
Në vitin 2018 e 2022, Reali fitoi kundër Liverpoolit.
Pikërisht nga Liverpooli, Real Madridi ishte mposhtur për herë të fundit në një “finale të Ligës së Kampionëve”, në vitin 1981.