Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

A do t’ia shkaktojë Lille disfatën e parë Parisit?

psg

Fundjava në elitën e futbollit francez sjell disa ndeshje interesante.

Por derbi i xhiros së 24-t luhet mes Paris Saint-Germainit dhe Lillet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 21:05.

Parisi këtë edicion nuk ka pësuar ende disfatë.

Është lider me 59 pikë dhe është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e 13-të.

Prej futbollistëve më në formë këtë edicion te Parisi është sulmuesi Ousmane Dembele, që në 32 ndeshje ka kontribuar me 25 gola dhe pesë asistime.

Parisi nuk di për humbje në 21 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Lille në pesë ndeshjet e fundit në ligë ka tri fitore dhe dy humbje.

Renditet në pozitën e pestë me 41 pikë.

Te Lille një kohë të gjatë po mungon sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.