Gjermani Felix Zwayer është caktuar arbitër kryesor i ndeshjes gjysmëfinale të “Euro 2024” ndërmjet Holandës dhe Anglisë.
Gjyqtarët anësorë janë Stefan Lupp dhe Marco Achmuller. Në VAR do të jenë Christian Dingert dhe Marco Fritz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Zwayerin kjo do të jetë ndeshja e katërt që e drejton në “Gjermania 2024”. Ka drejtuar dy ndeshje në fazën grupore, atë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe ndeshjen Portugali - Turqi. Ishte edhe në një të tetën e finales ndërmjet Holandës dhe Rumanisë.
Ndeshja mes Holandës dhe Anglisë do të luhet të mërkurën në Dortmund.