Përfaqësuesja e Zvicrës në çerekfinale të “Euro 2024” do të takohet me Anglinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnglia të dielën mbrëma e mposhti Sllovakinë me rezultat 2:1 në një të tetën e finales.
Por Zvicra ndaj Anglisë nuk ka fituar që 43 vjet.
Fitorja e fundit e Zvicrës ndaj “Tre Luanëve” ishte në kualifikueset e Botërorit, në vitin 1981. Zvicra kishte fituar me rezultat 2:1.
Zvicra dhe Anglia janë takuar 13 herë prej atëherë. Anglia ka fituar dhjetë prej ndeshjeve dhe tri të tjera kanë përfunduar me barazim.
Përballja e fundit ndërmjet Zvicrës dhe Anglisë ishte në vitin 2022. Anglia kishte fituar në miqësore me rezultat 2:1.
Zvicra në 1/8 e finales e ka eliminuar Italinë me rezultat 2:0.