Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Yakini nuk shqetësohet për Italinë

Murat Yakin

Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka thënë se skuadra e tij ka shumë vetëbesim para ndeshjes ndaj Italisë, në fazën e 1/8 së finales së Kampionatit Evropian 2024.

Ky ballafaqim luhet të shtunën nga ora 18:00 në Berlin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do të luajmë për të avancuar. Nuk mund të themi se jemi favoritë, sepse luajmë kundër Italisë, por barazimi ndaj Gjermanisë na ka dhënë shumë vetëbesim dhe këtë nuk mund ta fshehim. I kemi ndjekur ndeshjet e Italisë me kujdes, kemi analizuar taktikat dhe strategjinë. Mezi presim të luajmë. Italianët janë të paparashikueshëm, por jemi të përgatitur. Edhe nga aspekti mental mund t’i mbijetojmë një ndeshjeje të tillë”, ka deklaruar ndër të tjera selektori i helvetikëve për mediumin “SRF” të Zvicrës.