Pas një barazimi zhgënjyes në ndeshjen hapëse ndaj Sllovenisë, Danimarka të enjten do të përballet me Anglinë në ndeshjen e dytë të grupit C. Të martën mbrojtësi Jannik Vestergaard është shprehur se besojnë në fitore dhe nuk do të lejojnë befasi në ndeshjen ndaj Anglisë.
“Nëse dyshimi vazhdon, mund të jetë një ditë vërtet e gjatë, ndonjëherë është e rëndësishme të ruash një lloj besimi që disa do ta quajnë naiv. Ne besojmë në veten tonë, nëse nuk besojmë në veten tonë, nuk mendoj se do ta bëjë dikush tjetër”, ka thënë Vestegaard.
Vestergaard, lojtarin më të rrezikshëm tek Anglia e sheh sulmuesin Harry Kane. Ai ka potencuar se do të kenë kujdes ndaj kapitenit anglez, dhe do ta bëjnë të pamundurën që ai të mos shënojë.
“Ai është një sulmues shumë i kompletuar. Kane është i mirë në gjithçka”, ka thënë 31-vjeçari.