Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Turqia ka motiv shtesë për duelin ndaj Austrisë dhe synon finalen

Turqia - Çekia

Futbollistët e Përfaqësueses së Turqisë, Bertug Yildirim dhe Ahmetcan Kaplan, kanë konfirmuar se do të kenë edhe një motiv shtesë për duelin e 1/8 së finales kundër Austrisë. 

Austria dhe Turqia ballafaqohen mes vete të martën nga ora 21:00 në Leipzig. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy futbollistët synojnë revanshin ndaj austriakëve. Austria në muajin mars të këtij viti kishte fituar 6:1 në ndeshje miqësore. 

“Shumë mirë që është Austria. Jemi edhe më të motivuar ndaj tyre”, ka thënë Yildirim të shtunën për mediat turke. 

Ndërkohë, Kaplan ka thënë se Turqia do të përgatitë diçka të veçantë për austriakët. 

Yildirim dhe Kaplan nuk kanë luajtur ende në këtë Evropian. 

“Po shkojmë ndeshje pas ndeshje. Nëse fitojmë ndaj Austrisë, mendoj se kemi potencial për të shkuar deri në finale”, theksoi Kaplan.