Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Tifozët austriakë me thirrje kundër të huajve

austri

Austria pritet të ketë përkrahje të madhe nga tribunat në ndeshjen ndaj Turqisë. Tifozët austriakë janë grumbulluar shumë orë më parë në Leipzig, ku luhet ndeshja e fundit e një të tetës së finales.

Por në vend se të këndojnë këngë në përkrahje të Austrisë, disa prej tifozëve kanë kënduar këngë kundër të huajve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të huajt jashtë, të huajt jashtë”, është dëgjuar kënga e disa tifozëve austriakë gjatë një lidhjeje direkte të televizionit zviceran SRF.

Është kjo një thirrje e bllokut të djathtë radikal në Austri dhe jo vetëm. Është thirrje kundër të huajve që jetojnë në shtetin e Austrisë.