Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Sylvinho pyetet për Dakun: Nuk duam të shpenzojmë energji

Sylvinho

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho është pyetur për dënimin e Mirlind Dakut nga UEFA.

Tekniku brazilian nuk ka përmendur fare Dakun, ndërsa ka thënë se fokusi është vetëm në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sikurse tha edhe Berat Gjimshiti, jemi këtu për të luajtur futboll, për të folur për futboll. Nuk duam të shpenzojmë energji për ndonjë gjë tjetër, pos Spanjës, skuadrës sonë dhe lojës. Nuk ka kohë për gjëra tjera. Çfarëdo që ka vendosur UEFA ka të bëjë me atë, nuk mund të ndryshojmë asgjë”, ka thënë selektori i Shqipërisë.