Euro 2024

Sylvinho: Do ta mbajmë mend gjithë jetën, Hoxha e Daku vendimtarë

Sylvinho

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, tha se është i kënaqur me pikën e fituar ndaj Kroacisë të mërkurën, duke thënë se futbollistët përfaqësuan sakrificën e ekipit.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, tha se është i kënaqur me pikën e fituar ndaj Kroacisë të mërkurën, duke thënë se futbollistët përfaqësuan sakrificën e ekipit.

Ai ka shtuar se këtë ndeshje do ta mbajë në mend tërë jetën. Lëvdata pati edhe për futbollistët nga Kosova, Arbër Hoxha dhe Mirlind Daku që u inkuadruan në lojë.

Shumë, shumë i kënaqur me barazimin, me shpirtin e garës, sakrificën e lojtarëve në fushë. Kjo na përfaqëson neve. Kjo pikë shërben për gjithë jetën. Jemi ekip me moshë të re dhe është hera e dytë në Evropian. Do të hyjmë në fushën e lojës që të luftojmë me zemër dhe të marrim përvojë që jep një turne si Evropiani. Do të luajmë 90 minuta me të gjithë. Kjo është një ndeshje që do ta mbajmë mend gjithë jetën. Hoxha e Daku ishin vendimtarë. Hoxha ka luajtur edhe ndaj Italisë. Daku është për herë të dytë apo të tretë me ne dhe është lojtar shumë i mirë. U zgjodh pikërisht Daku për shkak të karakteristikave. Brojës i duhet hapësirë, ndërsa Daku lufton shumë në hapësira të ngushta”, ka shtuar trajneri brazilian.