Të hënën nga ora 21:00 Shqipëria do të luajë kundër Spanjës në ndeshjen e fundit të Grupit B të Kampionatit Evropian.
Nga statistikat të cilat i ka publikuar mediumi spanjoll “AS” të dielën, shihet se “kuqezinjtë” asnjëherë nuk e kanë mposhtur përfaqësuesen spanjolle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHera e parë kur këto dy përfaqësuese ishin përballur, ishte në vitin 1986 në kualifikime të Evropianit.
Për herë të fundit ishin ballafaquar në mars të vitit 2022 në ndeshje miqësore.
“La Roja” i ka fituar të dyja këto ndeshje me rezultatin 2:1.
Humbja më e thellë e “kuqezinjve” nga spanjollët ka qenë në dhjetor të vitit 1990, 9:0.
Tetë ndeshje i ka luajtur Shqipëria me Spanjën dhe i ka humbur të gjitha.
Shqipëria me fitore të hënën, do të kishte shansin e artë për të avancuar në fazën nokaut.