Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Publikohet letra e Serbisë për UEFA-n, përmendet edhe veprimi i Dakut

Mirlind Daku

Mirlind Daku

Mediat serbe e kanë publikuar të enjten letrën që Federata e Futbollit të Serbisë e ka dërguar në UEFA. Përmes letrës, federata serbe ka kërkuar dënimin e FSHF-së dhe Federatës së Futbollit të Kroacisë për thirrjet “mbyte serbin” të dëgjuara gjatë ndeshjes Kroaci – Shqipëri.

Sipas federatës serbe, ndeshja është dashur të ndërpritet dhe t’u tërhiqet vërejtja tifozëve për thirrjet e bëra. Federata serbe ka shprehur habinë se pse kjo nuk ka ndodhur, ndërsa ka kërkuar dënime meritore për përgjegjësit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu është përmendur edhe veprimi plotësisht i pamatur i Mirlind Dakut, që mori megafonin dhe bëri fyerje ndaj serbëve dhe maqedonasve. Daku nuk është përmendur me emër, por tashmë federata e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar masa ndaj tij.

“Në bazë të informatave që kemi, një lojtar i Shqipërisë pas fundit të ndeshjes, para tribunës me tifozët shqiptarë, me megafon ka bërë thirrje të njëjtë dhe ka ndezur publikun”, shkruan në letrën e federatës serbe të futbollit.

Mediat kroate kanë shkruar se thirrjet “mbyte serbin” janë bërë nga tifozët shqiptarë, ndërsa atyre u janë bashkuar edhe një pjesë e tifozëve kroatë.