Dy ditë para finales së Kampionatit Evropian, Jesus Navas ka munguar në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.
38-vjeçari i Sevillas ka kompletuar seancë stërvitore individuale të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNavasi u zëvendësua në gjysmëfinale të Evropianit ndaj Francës për shkak të telasheve në ijë.
Ende nuk dihet nëse ai do të jetë plotësisht i gatshëm për lojë të dielën ndaj Anglisë në stadiumin Olimpik të Berlinit.
Navasi ishte zëvendësues i të suspenduarit Dani Carvajal kundër Francës.
Veterani i skuadrës është i vetmi futbollist i mbetur nga ekipi spanjoll që e fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Kampionatin Evropian 2012.
Mbrojtësi Robin Le Normand pritet të kthehet në formacionin titullar pasi e përfundoi suspendimin, ndërsa Pedri do të mungojë shkaku i lëndimit të gjurit.
Vendin e Pedrit me shumë sukses e ka zënë Dani Olmo.