Ikona kroate, Luka Modriq, ka kritikuar arbitrin për vendimin që ta vazhdojë ndeshjen me Italinë për tetë mintua. Italia shënoi golin e kualifikimit në minutën e 98-të.
Modriqi është deklaruar me lot në sy.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e di çka të them. Futbolli ndonjëherë është i ashpër dhe sonte u dëshmua kjo. Nuk e di ku i gjeti arbitri tetë minuta për ta vazhduar lojën. Nëse duhet të biesh, duhet në këtë mënyrë. Nuk është ndonjë ngushëllim. Nuk kemi dyshuar në tifozët, e kemi ditur se janë prapa nesh. Gjithnjë janë këtu, i falënderoj. Më vjen keq që nuk fituam dhe të kualifikohemi. Por është kështu si është. Do të shohim se a është koha për lamtumirë, tani nuk është moment të flasim për këtë”, ka thënë Modriq për televizonin kroat.
Ai u shpall më i miri i ndeshjes.