Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Milik lëndohet, mungon në “Euro 2024”

Milik

Sulmuesi i Juventusit Arkadiusz Milik do të jetë një mungesë e madhe për përzgjedhësin e Polonisë Michal Probierz për ndeshjet e Evropianit “Gjermania 2024”. Milik ka pësuar lëndim në fitoren 3:1 të Polonisë të premten mbrëma ndaj Ukrainës, ka raportuar të shtunën “Reuters”.

Milik ishte ndihmesë e madhe për Poloninë në repartin ofensivë së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski. Për Milikun do të jetë Evropiani i dytë që mungon shkaku i lëndimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në “Euro 2020”, 30-vjeçari ishte lënduar në ndeshjen e fundit të sezonit me skuadrën e Olympique Marseille, dhe i kishte munguar përfaqësueses së Polonisë.

19-vjeçari Kacper Urbanski do ta zëvendësojë Milikun te Polonia.

Polonia në “Euro 2024”, është në Grupin D së bashku me Holandën, Austrinë dhe Francën.