Mario Basler është prej emrave të mëdhenj të futbollit gjerman. Për Blick, Basler ka treguar se mbeti i impresionuar nga goli i Xherdan Shaqirit ndaj Skocisë.
“Ishte gol i ëndrrave”, ka thënë Basler.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e kupton pse Shaqiri është kundërthënës në Zvicër. “Është lojtar që duhet të pranohet ashtu siç është”, thotë Basler.
Sipas futbollistit gjerman, Shaqiri nuk vrapon shumë, por kur e ka topin di çka të bëj me të.
Të dielën Zvicra luan me Gjermaninë.
“Ai mund ta dëmtojë Gjermaninë. Në një ditë të mirë, ai mund ta udhëheq i vetëm Zvicrën drejt fitores”, ka thënë Basler.