Ish-ylli i Anglisë, Alan Shearer, ka thënë të premten se “Tre Luanët” do të kenë ndeshje të vështirë ndaj Zvicrës, por do të dalin fitues.
Ndeshja çerekfinale Anglia – Zvicra luhet të shtunën nga ora 18:00 në Duesseldorf.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të jetë ndeshje e vështirë sepse Anglia nuk ka treguar lojë të mirë, ndërsa ka bërë mjaftueshëm në fund për të avancuar. Zvicra ka qenë impresive, por sistemi i saj dihet. Xhaka e dëshiron topin dhe të tjerët vrapojnë para në sulm. Do të jetë ndeshje shumë, shumë e vështirë për Anglinë, por nuk do të dal kundër saj. Besoj se Anglia do të këndellet dhe nuk ka kohë më të mirë sesa çerekfinalja. Mendoj se ndeshja mund të shkojë edhe në kohën shtesë dhe në penallti”, ka deklaruar Shearer për “Betfair”.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë në gjysmëfinale ndaj fituesit të ndeshjes Holanda – Turqia.