Për herë të parë në histori, Kroacia nuk e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin ku luhet ndeshja. Në vend se të ushtrojë në “Volksparkstadion” në Hamburg, ku të mërkurën prej orës 15:00 takohet me Shqipërinë, Kroacia të martën stërvitjen e zhvilloi në kampin e saj në Neuruppin.
Sipas mediumit kroat “germanijak.hr”, federata kroate mori të gjitha masat që askush mos të ketë qasje në stërvitjen e udhëhequr nga selektori Zlatko Daliq. 15 minutat e parë ishin të hapura për media, si të gjitha stërvitjet tjera, e më pas kroatët kanë ushtruar të qetë, larg syve të të interesuarve dhe spiunëve eventualë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm pas stërvitjes kroatët janë nisur për në Hamburg ku zhvillohet ndeshja.
Priten ndryshime në formacionin e Kroacisë. Sipas mediave kroate, ndryshimet priten në mbrojtje dhe në mesfushë. Kroacia në ndeshjen e parë pësoi 3:0 nga Spanja. Ndeshja me Shqipërinë vlerësohet finale për kroatët.