Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Ky është shteti i parë i eliminuar nga “Euro 2024”

Lewandowski

Polonia është shteti i parë që është eliminuar zyrtarisht nga Kampionati Evropian “Gjermania 2024”.

Polakët u mposhtën sot nga Austria 3:1 dhe me barazimin e Francës dhe Holandës, gjasat e tyre për kalim tutje janë shuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Holanda e Franca kanë nga katër pikë në pozitën e parë dhe të dytë, ndërsa Austria është e treta me tre pikë. Polonia është e fundit pa pikë.

Ndeshjen e fundit, Polonia e luan ndaj Francës. Edhe në rast fitoreje, skuadra e udhëhequr nga Robert Lewandowski nuk ka shanse matematikore të kalojë tutje. Në fazën e grupeve të "Euro 2024" vlerësohen fillimisht ndeshjet direkte.