Një tifoz kroat, i quajtur Sinisha, është takuar me një grup tifozësh shqiptarë, pas ndeshjes së Kroacisë të zhvilluar të shtunën.
Dhe menjëherë kanë nisur të bëjnë tifo së bashku, shkruan “24sata.hr” (Video).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTifozi kroat ka nisur me thirrjet “Kroaci, Kroaci” dhe shqiptarët i janë bashkuar. Të gjithën e ka incizuar.
“Shqiptarët po shkonin drejt stadiumit. Isha i vetëm në rrugë me qindra shqiptarë dhe vetëm kam ngritur duart dhe jam nisur drejt tyre dhe kam bërtitur: ‘Kroaci, Kroaci’. Ata më pranuan duarhapur dhe më janë bashkuar në tifozllëk. Ka zgjatur rreth një minutë dhe më pas jemi ndarë”, ka treguar tifozi për mediumin kroat.