Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është shprehur i dëshpëruar për humbjen në finale.
“Është vështirë të gjesh fjalë për atë se si ndihemi tani. Ndeshje e vështirë. Bëmë mirë dhe u kthyem në lojë, por dështuam të ndërtojmë prej atij momenti. Të pësosh vonë është vështirë e pranueshme. Jemi kthyer gjatë gjithë turneut. Por nuk kemi bërë hapin para që ta fitojmë Evropianin. Në pjesën e parë kemi vuajtur. Nuk kemi mundur të mbajmë topin. Pjesa e dytë ishte më e mirë dhe kemi shënuar golin. Është një mundësi e humbur. Nuk arrihet lehtë në këto finale. Duhet ta marrësh rastin kur të vije dhe ne nuk e kemi bërë sërish. Është vërtetë e dhimbshme dhe do të dhemb për kohë të gjatë”, ka thënë Kane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo