Xherdan Shaqiri e Jude Bellingham kanë shënuar dy prej golave më të bukur në “Euro 2024”.
Goli i Shaqirit ndaj Skocisë u shpall më i miri i xhiros së dytë të fazës grupore. Ndërkohë Bellinghami shënoi me goditje gërshërë në fitoren e vështirë të Anglisë ndaj Sllovakisë në një të tetën e finales.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSe cili gol ishte më i bukur, është pyetur sulmuesi i Zvicrës, Kwadwo Duah. Ai është i lindur në Londër, ndërsa ka folur të mërkurën në konferencë për shtyp.
“Do të thoja që goli i Shaqirit ishte më i bukur”, ka thënë Duah duke qeshur.
Zvicra e Anglia takohen në çerekfinale, të shtunën.