Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Gjermania nis përgatitjet pa liderin e mbrojtjes

Antonio Rudiger

Selektori i Gjermanisë në futboll, Julian Nagelsmann, ka nisur përgatitjet për duelin kundër Danimarkës në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian, pa liderin e mbrojtjes, Antonio Ruediger.

31-vjeçari mungoi në stërvitje të mërkurën në mëngjes, dhe është në dyshim për të luajtur të shtunën në Dortmund kundër Danimarkës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, qendërmbrojtësi tjetër, Jonathan Tah, është i suspenduar pasi ka marrë dy kartonë të verdhë.

Ruediger ka probleme muskulore që prej ndeshjes të së dielës që përfundoi 1:1 me Zvicrën, në duelin e fundit të fazës grupore.

Në rast të mungesës së Ruedigerit, Nagelsmanni duhet të mbështetet në kualitetet e Nico Schlotterbeckut apo Waldemar Antonit.