Skuadra turke e futbollit festoi kalimin e grupit të “Euro 2024” një mënyrë të pazakontë, pasi porositën deri në 300 donera, ka zbuluar një restorant turk në një intervistë për “Bild”.
Turqia mposhti Gjeorgjinë dhe Çekinë në grup, ndërsa u mposht nga Portugalia, por pavarësisht kësaj kaluan në fazën eliminatore të “Euro 2024”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam marrë një telefonatë nga menaxheri i kombëtares turke, i cili tha se donte të porosiste 300 donerë brenda tre orëve. Nuk mund ta besoja. Lojtarët u kënaqën, njëri hëngri sa për tre, por nuk do të them kush, është sekret tregtar. Në total flasim për më shumë se 100 kilogramë mish”, ka thënë pronari i restoranit.
Futbollistët e Turqisë kishin dashur të porositnin donera edhe pas kualifikimit në çerekfinale, pasi mposhtën Austrisë, por restoranti ishte rezervuar nga dikush tjetër.
Turqia luan të shtunën ndaj Holandës në çerekfinale.