Një flamur me simbol të UÇK-së është shfaqur në ndeshjen mes Zvicrës dhe Gjermanisë, të dielën. Reagimi i mediumit serb, Kurir, ishte i menjëhershëm.
“Vazhdojnë provokimet e turpshme... skandal i përmasave të jashtëzakonshme në Euro”, është titulli i Kuririt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi zakonisht, nuk kanë munguar vlerësimet fyese të mediumit serb ndaj UÇK-së.
Por edhe “Blick”, mediumi i fuqishëm nga Zvicra, ka shkruar për “provokim në ndeshjen e Zvicrës”, ndërsa ka njoftuar për shfaqjen e flamurit dhe reagimin e gazetës serbe.
Qasja e autorit të shkrimit në mediumin zviceran, po ashtu nuk ishte pozitive. Janë përmendur rastet gjyqësore ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.