Tifozët e kanë kritikuar Cristiano Ronaldon për eliminimin e Portugalisë, pasi i lejoi futbollistët e Francës të gjuanin të parët në ekzekutimin e penalltive.
Penalltitë ishin përcaktues të skuadrës që do të avancojë në gjysmëfinale të premten mbrëma, në ndeshjen që ishte përsëritje e finales së “Euro 2016”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRonaldo e fitoi shortin ndaj kapitenit të Francës, Kylian Mbappes.
Ndërkohë, 39-vjeçari portugez kërkoi që francezët të gjuanin të parët.
Franca në fund fitoi me rezultatin 5:3, pasi Joao Felix e qëlloi shtyllën.
Tifozët kanë vlerësuar se skuadra që gjuan e para, ka avantazh të madh.
Ata kanë marrë për bazë ndeshjet e kaluara dhe kanë dalë me përfundim se ekipet që gjuajnë të parët, kanë fituar 71 për qind të ndeshjeve.