Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Caktohet arbitri i ndeshjes Spanjë - Francë

Spanja

Slloveni Slavko Vinçiq është caktuar si arbitër kryesor i ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024” ndërmjet Spanjës dhe Francës.

Gjyqtarët anësorë janë Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovaçiq. Në VAR do të jetë Nejc Kajtazoviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vinçiq ka drejtuar dy ndeshje në fazën grupore në “Euro 2024”. Ishte në ndeshjet Zvicër - Hungari dhe Spanjë - Itali.

44-vjeçari Vinçiq më 1 qershor ka drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Dortmundit.

Gjysmëfinalja Spanjë – Francë zhvillohet të martën nga ora 21:00 në Munih.