Armando Broja u shpreh pas ndeshjes me Spanjën se ka dashur të luante më shumë minuta, por sipas tij, Shqipëria në tri ndeshjet "ishte shumë afër".
Ai ka deklaruar se Shqipëria nuk pati ndeshje në Euro 2024 "ku u shkatërrua".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Mund të mbajmë kokën lartë. Kemi bërë turne shumë të bukur. Kemi luajtur me tri skuadra që janë në nivel shumë të lartë. Në të tri ndeshjet ishim shumë afër. Nuk kishte ndonjë ndeshje ku na kanë shkatërruar. Të gjithë mund të jemi shumë krenarë për atë që kemi bërë dhe që kemi arritur. Evropiani vjen çdo katër vjet. Të gjithë duan të luajnë. Edhe unë do të dëshiroja të luaja më shumë. Por trajnerit i takojnë vendimet dhe duhet respektuar atë që thotë trajneri. Në ndeshjen e parë kam mundur të luaj më mirë. Kam pasur dëshirë edhe në ndeshjen e dytë të hyja. Edhe sonte do të dëshiroja të filloja. Por janë vendimet e trajnerit dhe duhet respektuar. Gjithmonë tifozët më qëndruan prapa. Kur thirrën emrin tim jam ndier shumë mirë. Kam shumë respekt për të gjithë shqiptarët që më kanë ndihmuar shumë, që më japin besim. Edhe kur jam lënduar kam pasur shumë mesazhe. I falënderoj shumë të gjithë shqiptarët", ka thënë ai.