Kompania e veshmbathjeve “Adidas” e ka publikuar të dielën topin zyrtar për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani.
Ai është quajtur “FussballLiebe Finale”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë topin e ri shihen elemente të reja, ndërsa ngjyra e bardhë është zëvendësuar me të argjendtën, që përfaqëson kupën për të cilën luftojnë katër skuadrat e mbetura, Spanja, Franca, Holanda dhe Anglia.
Po ashtu në të janë edhe ngjyrat e shtetit mikpritës të këtij Evropiani, Gjermanisë.
Ky është topi i parë me teknologjinë më të re, që u jep gjyqtarëve të ndeshjes informata të sakta në kohë reale.
Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale që sheh pozitat e secilit lojtarë në fushë, kjo teknologji ka kontribuuar edhe në sinjalizimin e shpejtë të pozitave jashtë loje.