Botë

Zvicra mbulohet nga bora

Zvicra

Zonat malore të Zvicrës janë mbuluar nga bora të shtunën, duke shkaktuar vështirësi në trafikun rrugor. Në Bettmeralp, kantoni Wallis, dhe në maloren First në Grindelwald, kantoni Bern, qytetarët u zgjuan me një peizazh të bardhë dhe shumë borë.

Sipas “Meteo Schweiz”, kufiri i borës luhatet midis 1800 dhe 2100 metrave. Në Alpet perëndimore dhe jugore pati deri në 50 centimetra borë.

Kalimi i rrugës së Gotthardit u mbyll në të dyja drejtimet. Po ashtu, rrugët Tiefenbach–Gletsch dhe Wassen–Meiringen mbeten të mbyllura për shkak të reshjeve.

Ndërsa në male bie bora, në zonat e ulëta të Zvicrës bie shi.

E diela do të jetë kryesisht e thatë, me temperatura që në disa zona mund të arrijnë deri në 18 gradë.