Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Ukraina e gatshme për bisedime me Rusinë pas një armëpushimi

Vlodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë të martën se Ukraina do të jetë e gatshme të zhvillojë bisedime me Rusinë në çdo format, pasi të jetë vendosur një armëpushim, dhe luftimet të jenë ndalur.

Udhëheqësi ukrainas u ka thënë gjithashtu gazetarëve në një konferencë të martën, se një delegacion ukrainas që takohet me zyrtarë nga vendet perëndimore në Londër të mërkurën do të ketë mandatin për të diskutuar një armëpushim të plotë ose të pjesshëm, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne jemi të gatshëm të themi se pas një armëpushimi, ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo format në mënyrë që të mos ketë rrugë qorre”, ka thënë Zelensky në konferencën në zyrën presidenciale në Kiev.

"Nuk do të jetë e mundur të bihet dakord për gjithçka shpejt”, ka paralajmëruar ai, duke vënë në dukje çështje të shumta shumë komplekse si territori, garancitë e sigurisë dhe anëtarësimi i Ukrainës në aleancën ushtarake të NATO-s.

Bisedimet në Londër, të cilat do të bashkojnë zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Ukraina, vijnë në mes të një stuhie të përpjekjeve diplomatike intensive të udhëhequra nga SHBA-ja për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën.

Zelensky ka thënë se do të ishte i lumtur të takohej me presidentin e SHBA-së, Donald Trump më vonë këtë javë, kur ata të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut.