Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur nga Finlanda të martën në lidhje me bisedën telefonike në mes të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, raporton BBC.
Lideri ukrainas ka thënë se e përkrah propozimin 30-ditor për armëpushimin mbi infrastrukturën energjetike, por që sipas tij duhen më shumë “detaje”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne gjithmonë e kemi përkrahur idenë për të mos sulmuar infrastrukturën energjetike me asnjë lloj arme”, ka thënë Zelensky para mediave në Helsinki.
Megjithatë, Zelensky ka shtuar se kushtet e Putinit rreth paqes, tregojnë se Rusia s’është gati t’i japë fund luftës plotësisht.