Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që të evitohen gabimet në diskutimet e paqes për Ukrainën.
Duke folur të martën gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan në Ankara, Zelensky ka thënë se fundi i luftës nuk duhet të bëhet në kurriz të palëve të përfshira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është thelbësisht e rëndësishme që çdo bisedë për fundin e luftës të mos ndodhë në kurrizin e palëve të përfshira. Për paqe të qëndrueshme, është e rëndësishme të mos bëhet asnjë gabim”, ka deklaruar ai.
Zelensky po ashtu ka thënë se në tryezën e bisedimeve duhet të përfaqësohen të gjitha palët, Amerika, Evropa dhe Ukraina.