Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky paralajmëron të thërrasë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të bëjë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas një sulmi rus në një spital për fëmijë në Kiev të hënën.

Një sulm i madh raketor rus në të gjithë Ukrainën të hënën la të vdekur të paktën 31 persona dhe të plagosur 154, thanë zyrtarët, derisa një prej tyri goditi një spital të madh të fëmijëve në kryeqytetin e Kievit, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Breshëria gjatë ditës kishte në shënjestër pesë qytete ukrainase me më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme që goditën ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën publike, ka thënë presidenti, Volodymyr Zelensky në mediat sociale.

Sulmet në Kryvyi Rih, vendlindja e Zelenskyt në Ukrainën qendrore, lanë të vdekur 10 persona dhe plagosën 47 të tjerë. Kreu i administratës së qytetit, Oleksandr Vilkul, ka thënë se ishte një sulm masiv me raketa.

Shtatë persona u vranë në Kiev, thanë autoritetet.

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin polak, Donald Tusk në Varshavë, Zelensky njoftoi gjithashtu krijimin e një legjioni ukrainas me bazë në Poloni.

"Ne do t'u japim mundësinë qytetarëve ukrainas që aktualisht ndodhen në Poloni, Lituani dhe vende të tjera të BE-së, që vullnetarisht të bashkohen me mbrojtjen e Ukrainës”, ka thënë ai. 

LEXO EDHE: